Kursi i Apologjetikës

"..jini gjithnjë gati për t'u përgjigjur në mbrojtjen tuaj kujtdo që ju kërkon shpjegime për shpresën që është në ju..."
1 Pjetrit 3:15

Mëso nga ekspertët më të njohur në fushat e shkencës, filozofisë, apologjetikës dhe teologjisë


Profesor i Merituar i Matematikës në Universitetin e Oksfordit

Profesor i Dalluar i Filozofisë në Shkollën e Teologjisë Talbot

Profesor i Merituar i Dhiatës së Re në Seminarin e Denverit

John Lennox, PhD

J.P. Moreland, PhD

Craig Blomberg, PhD

Profesor i Dalluar Kërkimor i Apologjetikës dhe Filozofisë në Universitetin Liberty

Gary Habermas, PhD

Profesor në Universitetin e Krishterë Houston dhe Profesor Vizitues në Shkollën e Teologjisë Talbot

 Douglas Groothius, PhD

William Lane Craig, PhD

Profesor i Shquar Kërkimesh i Apologjetikës dhe Botëkuptimit të Krishterë në Universitetin Cornerstone

Stephen Meyer, PhD

Drejtues i Qendrës për Shkencë dhe Kulturë në Discovery Institute në Siatëll

Autor dhe bashkautor i 150 librave, duke përfshirë: “Më shumë se zdrukthëtar” dhe “Prova që kërkojnë vendim”.
27,000 fjalime para më shumë se 25 milion njerëzve në 125 vende të ndryshme të botës

Josh MCDowell

Richard Hess, PhD

Profesor i Dalluar i Dhiatës së Vjetër dhe Gjuhëve Semite në Seminarin e Denverit

William Mounce, PhD

Anëtar i Komitetit të Përkthimit të Biblës (NIV)
Autor i librit më të shitur të greqishtes: “Bazat e Gramatikës së Greqishtes Biblike”

12 Shkurt – 22 Maj

Përmbajtja e Kursit

Përkushtimi që kërkohet

Prezencë në takime të përbashkëta

Dy herë në muaj, të enjteve, gjatë muajve Shkurt–Maj, ora 18:00–20:30, sipas programit të mësipërm.  (Lejohen vetëm dy mungesa gjatë gjithë kursit.) 

(Lejohen vetëm dy mungesa gjatë gjithë kursit.)

vetëstudim në platformën online

 Para çdo takimi, studenti duhet të ketë përfunduar mësimin përkatës në platformën online. Çdo mësim online kërkon rreth dy orë studim personal dhe në total janë 6 mësime online.

Prezencë në Javën Apologjetike,.

e cila do të zhvillohet në datat 18-22 Maj, ora 18:00-20:30, në Tirana International Hotel me studiuesin e shquar të Dhiatës së Re, Dr. Craig Blomberg, si dhe asistentes së tij Jael Shumaker

1 Prezantim në PowerPoint

Studentit do t’i kërkohet të prezantojë një temë apologjetike (10-15 minuta prezantim në PowerPoint) në një grup të vogël, gjatë zhvillimit të kursit.

1 intervistë botëkuptimi

Studentit do t’i kërkohet të zhvillojë një intervistë botëkuptimi me një mik dhe të dorëzojë një përmbledhje me shkrim.

 Në përfundim të kursit studenti do të pajiset me:
“Certifikatë në Apologjetikën e Krishterë” nga IFCE


Diplomimi:
11 Qershor 2026


Instruktorët e kursit:
Kaon Serjani
Danjela Serjani

Pagesa

Pse të marrësh pjesë në një kurs apologjetike?

“Nëse një kulturë arrin pikën ku pretendimet e krishtera nuk janë as pjesë e strukturës së saj të besueshmërisë, gjithnjë e më pak njerëz do të jenë në gjendje të t’i pranojnë ato si të vërteta. Kjo është arsyeja pse apologjetika është kaq vendimtare për ungjillëzimin. Apologjetika synon të krijojë një strukturë besueshmërie në mendjen e një personi, ose “kushte të favorshme”…në mënyrë që Ungjilli të mund të pranohet si i vërtetë nga ai person.”

J.P. Moreland, PhD

Pa dyshim, ne besojmë se është Shpirti i Shenjtë Ai që i tërheq njerëzit te Perëndia. Megjithatë, Ai përdor njerëzit dhe artin e tyre të bindjes në ungjillizim. Tek Veprat e Apostujve ne shikojmë se si Pali, i mbushur me Shpiritn e Shenjtë, përdorte qasje të ndryshme në ungjillëzim kur takonte audienca të ndryshme, në mënyrë që të bënte Ugjillin sa më të kuptueshëm. Ai foli ndryshe me hebrenjtë me zemër të hapur në Berea dhe ndryshe me filozofët skeptikë grekë në Athinë.

Sot, 30 vite pas rënies së komunizmit, të korrat e gatshme nuk duket se janë grupi më i madh i shqiptarëve. Ka një grup në rritje njerëzish të cilët nuk janë gati të marrin një përkushtim për të besuar dhe ndjekur Krishtin kur dëgjojnë Ungjillin, sepse ata kanë keqkuptime ose kundërshtime ndaj krishterimit.

A janë besimtarët në kishat tona lokale të trajnuar mjaftueshëm për të përballuar këto sfida në ungjillëzim dhe ta përshtasin qasjen në varësi të audiencës? Unë besoj se në bashkësitë tona ne kemi shumë vëllezër dhe motra që ndoshta dinë mjaft mirë të artikulojnë atë çka besojnë, por jo aq mirë se pse e besojnë dhe si të përgjigjen kur pyeten për shpresën që kanë në Krishtin (1 Pjetrit 3:15).

IFCE të fton të marrësh pjesë në Kursin e Apologjetikës në mënyrë që të mësojmë së bashku për një nga thirrjet më të rëndësishme të krishterit dhe aq të nevojshme në një kulturë skeptike si kjo e jona!