Tema: “Zoti krijoi njeriun apo njeriu Zotin?”
Organizuar nga Institute for Faith and Cultural Engagement (IFCE)
Qëllimi i konkursit
Të inkurajohet një brez i ri mendimtarësh shqiptarë që arsyetojnë në mënyrë kritike, shkruajnë me qartësi dhe kontribuojnë me mendim të thellë në debatet filozofike, morale dhe kulturore të shoqërisë.
Kush mund të marrë pjesë?
Të gjithë të rinjtë e moshës 16–35 vjeç nga çdo qytet i Shqipërisë, me pasion për filozofinë dhe argumentimin racional.
Shënim i rëndësishëm*
Përdorimi i inteligjencës artificiale ne shkrimin e esesë (IA) nuk lejohet. Eseja duhet të jetë punë personale dhe e verifikueshme si origjinale. Nëse një ese ngre dyshime për origjinalitetin e saj, do t’i nënshtrohet një analize shtesë. Çdo shkelje do të çojë në skualifikim nga konkursi.
Kritere teknike të esesë
Gjatësia:
2500–3000 fjalë
Gjuha:
Shqip
Formati:
Referenca:
Minimumi 2 burime të besueshme, të cituara saktë në formatin turabian.
*Një burim konsiderohet i cituar saktë kur citimi origjinal vendoset në thonjëza dhe shoqërohet me një referencë në formën e shënimit në fund të faqes (footnote), që përfshin numrin e faqes nga ku është marrë.
Në rastin e një perifrazimi, nuk ka nevojë për thonjëza, por përsëri kërkohet një shënim në fund të faqes me referencën përkatëse.
Afati i dorëzimit:
Deri më 31 Maj 2025
Shpallja e fituesve:
11 Qershor 2025, ora 18:00, Hotel Maritim Plaza (Tiranë), Salla Standard, Kati 1.
Fituesit duhet të jenë të pranishëm për të tërhequr çmimin.
Kritere vlerësimi (Totali: 100 Pikë)
Çmimet
Vendi i parë:
200€
Vendi i dytë:
150€
Vendi i tretë:
100€
Për çdo pyetje apo informacion na shkruani në: