Rreth Nesh

Institute for faith and cultural engagement

Kush jemi ne ?

Ne jemi të apasionuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të sinqerta që njerëzit kanë rreth Zotit, si edhe për të paraqitur një argument bindës për botëkuptimin e krishterë në shoqërinë shqiptare.

Misioni Ynë

Shpallim të Vërtetën, Pajisim Besimtarët, Përfshihemi në Kulturën Shqiptare

shpallja e së Vërtetës 

Ne ofrojmë një platformë ku çdo kërkues i së vërtetës dhe skeptik në Shqipëri, dhe përtej saj, do të ketë një vend të sigurt ku mund të bëjë pyetje dhe të gjejë përgjigje të besueshme rreth besimit të krishterë.

Pajisja e Besimtarëve

Ne pajisim të krishterët në kishat lokale për të njohur dhe ndarë pretendimet e vërteta të besimit të krishterë me siguri dhe me më shumë efektivitet.

Përfshirja Në Kulturën shqiptare

Synojmë të ofrojmë një zë të qartë dhe të mençur për krishterimin biblik në lidhje me tendencat kulturore dhe çështjet që lidhen me atë çfarë do të thotë të jesh njeri dhe si të përmbushësh qëllimin e Zotit në botë.

Skuadra Jonë

Kaon Serjani

Kaon Serjani ka studiuar gazetari në Universitetin e Tiranës dhe më pas ka përfunduar Master (M.A). në Apologjetikë dhe Etikë të Krishterë në Denver Seminary në SHBA.

Për 15 vjet, ai ka qenë i angazhuar në ungjillizim përmes shërbesës së Insitutit “Jeta e Re ” deri në verën e vitit 2022, kur, së bashku me gruan e tij, themeloi Institute for Faith and Cultural Engagement, një iniciativë e orientuar për të krijuar një ambient të sigurt për të ngritur pyetje rreth besimit dhe për të marrë përgjigje të arsyeshme.

Kaoni është i apasionuar pas letërsisë, filozofisë, apologjetikës dhe teologjisë, veçanërisht për t’iu përgjigjur pyetjeve të sinqerta dhe kundërshtimeve që njerëzit kanë rreth besimit të krishterë.

Ai ka shkruar katër libra: Qelia e Lirisë (roman, 2016), një libër filozofik Rreth së Vërtetës, Religjionit dhe Moralit (2020, publikuar gjithashtu në maqedonisht në vitin 2023), Arsye për të Besuar (2023), dhe Dialog me Ateistin Ben Blushi (2023).

Ai është i martuar me Danjelën, ka dy djem dhe jeton në Tiranë.

Danjela Serjani

Danjela Serjani ka përfunduar studimet në Shkenca Politike në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, në vitin 2004. Pas përfundimit të universitetit, ajo ka shërbyer për 18 vjet me Instituti “Jeta e Re”, një shërbesë ndërkombëtar e krishterë që shërben kryesisht me studentë të universiteteve.

Në vitin 2019, ka përfunduar Master ( M.A.) në Studime Biblike dhe Teologjike në Seminarin e Denverit në Colorado.

Ajo është e apasionuar pas historisë, teologjisë, filozofisë dhe mënyrës se si këto disiplina janë të ndërthurura për të ofruar mbështetje të mundshme dhe të arsyeshme për vërtetësinë e pretendimeve të krishtera.

Danjela është shumë e përkushtuar ndaj mësimdhënies, trajnimit dhe mentorimit të të rinjve për të dashur Zotin dhe të tjerët. Në vitet e fundit, ajo ka folur mbi tema të tilla si ndërthurrja mes shkencës dhe besimit, ndikimi i krishterimit në kulturën perëndimore, historiciteti i Biblës, Eskatologjia, etj.

Jonida Llapushi

Jonida ka përfunduar studimet Master në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit në Universitetin e Tiranës në vitin 2020.

Një entuziaste e teknologjisë me zemër për t`i shërbyer Zotit, Jonida ka punuar dy vjet si Specialiste në Sigurinë e Infromacionit dhe tre vjet si Inxhiniere DevOps deri në Dhjetor 2023. Ajo jeton në Tiranë me bashkëshortin e saj Edi, dhe së bashku janë vullnetarë të përkushtuar në IFCE që nga themelimi i saj.

Jonida iu bashkua si staf skuadrës së IFCE në shkurt 2023. Ajo përdor pasionin e saj për teknologjinë si një mënyrë për t`u lidhur me njerëzit dhe për të shpërndarë vlerat e krishtera. Gjen gëzim në eksplorimin e filozofisë, teologjisë dhe apologjetikës. Misioni i saj është të ndihmojë të tjerët në udhëtimin e tyre të besimit, duke ofruar jo vetëm përgjigje të arsyeshme për pyetjet e tyre, por edhe përmes dashurisë dhe përkujdesjes me dhembshuri, duke reflektuar thelbin e besimit të saj.